11 Maji do të kthehet në një uragan popullor kundër regjimit. Nuk do të jetë thjesht dhe vetëm një protestë, por një revoltë kombëtare.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve , ku edhe është diskutuar data e protestës së opozitës. Sipas gazetarit Klajdi Bodlli protesta do të mbahet më 11 Maj, në orën 18:30.
Kjo është protesta e dhjetë e opozitës së bashkuar, ku përmes së cilës opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë mbledhja e Partisë Demokratike ende vazhdon ku kreu i PD-së Lulzim Basha po diskuton me aleatët opozitarë. Pritet që të ketë takime edhe me partitë aleate për të përcaktuar startegjinë e protestës.