Edi Rama 'gëzon si një fëmijë', kur Policia e Shtetit bën ndonjë punë të cilën e ka detyrim, përveç rasteve kur hedh gaz lotësjellës ndaj qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë apo për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre.
Kështu ka bërë edhe sot Edi Rama. Është gëzuar që policia ka bërë deri tani ndalimin e 4 personave që sipas uniformave blu janë përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse’, shkruan Edi Rama në Twitter.
Nuk dihen arsyet e gëzimit të Ramës, kur në fakt puna e policisë është hetimi i ngjarjeve, në rastet kur nuk ja del ti parandalojë.
Por ai ka të drejtë të gëzojë sot, kur policia është kthyer në një aneks të zyrës së tij dhe përdoret politikisht kundër opozitës apo qytetarëve që mendojnë ndryshe nga qeveria.