Kryeministri Edi Rama ka bërë një interpelancë online sot me përfaqësues të sindikatës së minatorëve, të cilët kishin protestuar pak ditë më parë për problemet e tyre.
Bashkë me Ramën ishin edhe ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri.
Njëri prej minatorëve iu ankua kryeministrit për politikën e taksave dhe duke bërë një batutë i tha:
Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe,i tha i ish-minatori kryeministrit që nga ana tjetër “e sfidoi” t’i tregonte një taksë të rritur nga qeveria.
Po marr vetëm ilaçet. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh mes aksesit në medikamente të popullatës me atë çka ishte me parë. Kemi hequr taksën mbi ilacet, që ishte 10 përqind për aspirinë e çdo ilaçi tjetër. Kemi përfshirë në ilacen e rimbursimeve, 600 mijë njerëz, që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme dhe ka ende për të bërë por të gjitha këto para të kursyera njerëz janë para që i paguan buxheti i shtetit. Ndërkohë që përjashto taksën mbi më të pasurit, që kaloi nga 10 në 15 përqind, kur vjen puna te kompanitë, dhe taksën e karburantit që ne e kemi rritur duke konsideruar rënien e çmimit në tregun ndërkombëtar, sot llogaria është që janë 120 mln dollarë nga përdoruesit e karburanteve, unë ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që ka rritur qeveria, një të vetme.
Ju sfidoj të më tregoni një taksë tjetër që ka rritur qeveria. Kush ka pagë deri në 30.000 lekë nuk paguan asnjë taksë. Kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël nga 1 deri në 5 milionë lekë xhiro. Nga 5 në 8 milionë e kemi bërë 5 përqind taksën e biznesit të vogël. Nëse njerëzit ishin mësuar të mos paguanin dritat dhe ujin dhe sot i paguajnë, këto nuk janë taksa, por pagesa për shërbime dhe mallra që paguhen. Ngatërrohet politika jonë e taksave me tarifat e pushtetit vendor. Ato që vendos pushteti vendor me taksat e tarifat e pastrim gjelbërimit, nuk i vendos një qeveri.
Çfarë kërkoni ju nga qeveria? Mund t’iu thoja shkoni merrni borxh nëse s’ia dilni dot, por s’a u them dot këtë. Mund të bëni protesta dhe greva. Është shumë e rëndësishme që shembulli juaj të ndiqet dhe nga të tjerë, për të patur komunikim të drejtpërdrejtë me qeverinë, që edhe ne të themi gjërat që kemi detyrimin të shpjegojmë.