Berisha tallet keq me Ramën për takimet virtuale: Qejfi ja ka por by... s’ja mban!

Hënë, 16 Prill 2018 18:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar ditën e sotme takimin virtual që kryeministri Edi Rama ka pasur me minatorët e Bulqizës.

Berisha thotë se Rama ka frikë që të shkojë të takojë nga afër minatorët, ndërsa shton se metoda e kryeministrit është si ajo shprehja “qejfi ja ka por by... s’ja mban”.

Statusi:

Edvini vazhdon serine e takimeve “qejfi ma ka por by... nuk ma mban”!

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama nuk shkoi dot nga frika te takonte minatoret e Bulqizes ndonese kane patur dy vdekje rradhas, por i thirri ata ne takim online, pra me internet. Kjo tani po thirret ne te gjitha mediat sociale si seria e takimeve “qejfi ma ka por prapanica nuk ma mba”! Nje jave me pare ai zhvilloi nje takim te tille me bizdemenin siçilist Gjici dhe disa punonjes te tij kuksiane. Sb

Kryeministri Edi Rama pati një videokonferencë ditën e sotme me disa nga minatorët e Buqizë, ku u ka premtuar atyre angazhim nga qeveria për përmirësim të kushteve të punës.

Por, minatorët janë shprehur skeptik lidhur me premtimet e Ramës.

/55News.al/screenshot-5_1523895020-2948975.jpg

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 18:21
Login to post comments