Ka nisur takimi i opozitës së bashkuar e cila do të konkludohet me një marrëveshje të koalicionit opozitar.
I pari që firmosi këtë marrëveshje me kryedemoktarin Lulzim Basha ishte Fatmir Mediu, Partia Republikane.
Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh i bindur se ata nuk do të futen në zgjedhje. "Ne si opozitë kemi sot një raport te ri politik dhe elektoral. Për të mos lejuar zgjedhje farsë dhe të manipuluara për të mos lejuar shkatërrimin e institucioneve. Zgjedhje do të këtë vetëm në kushte kur shqiptarët mund të votojnë të lirë", tha ai.