"Jo farsë elektorale"/ Ja 10 pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar

Tuesday, 23 Prill 2019 09:30

Ka nisur takimi i opozitës së bashkuar e cila do të konkludohet me një marrëveshje të koalicionit opozitar.

Marrëveshja e koalicionit opozitar e cila do të nënshkruhet sot ka 10 pika:

  1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
  2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
  3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
  4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lejojnë asnjë farse elektorale
  5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

  1. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
  2. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
  3. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
  4. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare
Login to post comments