Kreu i PR, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e një koalicion opozitar bashkë me PD dhe disa parti të tjera.
Sipas Mediu, zgjedhje do ketë vetëm atëherë kur të krijohen kushtet e duhura që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje të lira e të ndershme.
“Kjo marrëdhënie e opozitës është një detyrë qytetare, për të penguar zgjedhjet farsë, shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucioneve kushtetues. Ne si opozitë kemi një raport të ri tashmë politik dhe elektoral. Pra, është institucionalizimi u një marrëdhënie të qëndrueshme të opozitës për të mos lejuar shkatërrimin e të drejtave të qytetarëve dhe zgjedhje te manipuluara. Kjo është një përgjegjësi kushtetuese, për të garantuar zgjedhje vetëm në kushte ku qytetarët mundësohen të votojnë në zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Mediu.
Pjesë e kësaj marrëveshje pritet të jenë edhe parti të tjera opozitare si LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.