Më firmosjen e marrëveshjes së koalicionit opozitar po zyrtarizohet sot edhe qëndrimi i partive politike të opozitës për të mos marrë në zgjedhje.
Në pikat e marrëveshjes së tyre theksi më i rëndësishëm i vihet faktit që opozita nuk futet në zgjedhje farsë.
Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
“Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lejojnë asnjë farse elektorale”, thuhet ndër të tjera në marrëveshjen e koalicionit opozitar, i cili angazhohet që të pamundësojë zgjedhjet farsë të diktuara nga pakti i Ramës me krimin.