Nard Ndoka ishte aleati i radhës i Lulzim Bashës i cili firmosi marrëveshjen e formimit të një koalicioni opozitar.
Gjatë një prononcimi për mediat Ndoka i bëri thirrje Ramës se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.
"Sot Rama ndodhet i vetmuar, pavarësisht se ka thirrur ca parti, por sot u thotë do të konkuroj me ju. Ky është një moment i paprecedentë. Ndryshe nga e majta e çoroditur sot Basha po ndërton ekipin kombëtar me vlerat e veta pa i blerë si zoti Rama. Në një kohë që Rama po tendon që të garojë dhe të ketë ekipin e të rinjve që dështoi në Parlament dhe ai e kuptoi që ai nuk mund të jetë një ekip real. Po përpiqet me ekipin e vjetër të opozitës, i cili nuk është në Parlament po ngutet, por besoj që edhe kjo do të jetë një dështim. I bëj thirrje zotit Rama që ta kuptojë realitetin, se nuk mud të ketë zgjedhje pa opozitën. Jemi të vendosur si asjëherë tjetër që të zhvillojmë zgjedhje të lira e të barabarta', tha Ndoka.