Me vendimin e marrë sot nga opozita e bashkuar e cila hodhi firmat në dokumentin e rëndësishëm që zyrtarizon mos marrjen pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, Rama po shkon drejt bërjes në të gjitha detajet si lideri i tij shpirtëror Enver Hoxha.
Edi Rama do të shkojë drejt 30 qershorit me partiçka që simbolizojnë shoqatat dhe organizatat që futeshin në zgjedhje në kohën e komunizmit, por që në fakt ishin totalisht vegla të sistemit.
Rama e ka ëndërr që ta realizojë një gjë të tillë. Ai mezi po pret por si një njeri i pëpaërgjegjshëm dhe jo normal nuk i ka llogaritur kirë gjërat.
Shqiptarët kanë gati 30 vite që i kanë lënë mbrapa ato lloj zgjedhjesh. Ky popull ka sakrifikuar shumë për të mos arritur serish në këtë ditë.
Ndaj të gjithë shqiptarët janë në krah të opozitës në këtë mision të rëndësishëm, mision kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.