PDIU nënshkruan marrëveshjen em PD/ Idrizi: Rama si Ramiz Alia në 1991

Tuesday, 23 Prill 2019 11:51

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Drejtesi integrim dhe dinjitete Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së, pas firmosjes së koalicionit opozitar i bëri thirrje Ramës që mos përsërisë Ramiz Alinë e 1991, që u fut në zgjedhje me Partinë e Punës dhe Bashkimet Prefesinale.

Ai tha se partitë opozitare nuk duhet të bëhen pjesë e kësaj farse elektorale. “Opozita dhe mazhoranca duhet të jenë pjesë aktive e sistemit, opozita është garante e pluralizmit. Por në kushtet e kapjes së shtetit, të ekonomisë, kapjes së gjyqësorit, në kohën që ne po kërkojmë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, në po shohim që kjo mazhorancë kërkon që jo vetëm te emërojë opozitën, por edhe Parlamentin e ka kthyer si teatër kukullash, dhe kryeministri duket si drejtor i teatrit të kukullave”.

“Kjo është demokracia, sepse nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale”.

“Si forca politike opozitare mos vrapojmë të regjistrohemi për tu bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike”.

Login to post comments