Firmosi marrëveshjen me PD/ Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Sa më parë largim i Edi Ramës

Tuesday, 23 Prill 2019 11:55

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka firmosur marrëveshjen me Partinë Demokratike. Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi u shpreh se marrëveshja është një rezulat i një pune 1-vjeçare nga opozita, ndërsa e cilësoi atë si flamur shprese.

"Tashmë kemi strategjinë, platformën e opozitës, është shumë e qartë. Vjen si rezultat i kësaj axhende opzoitare e mirëorganizuar mbrenda një viti. Në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për sa i përket të gjithë procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ne jemi anëtarë të BE, nuk jemi institucionalisht, por Shqipëria është vend që zoti e ka vendosur në mes të BE. Çdo përpjekje e Edi Ramës për ta mbajtur Shqipërinë larg është e dështuar. Sa më shpejt largimi i tij", tha Kryemadhi.

Login to post comments