Basha zyrtarisht lider i shumicës

Tuesday, 23 Prill 2019 13:16

Nga sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, udhëheq zyrtarisht një koalicion të madh që përbën shumicën në këtë vend.

Me firmosjen e sotme të marrëveshjes me partitë më të rëndësishme opozitare si LSI, PDIU, PR, PDK, LZHK, PBDNJ, PAA, etj, opozita bëhet kështu ‘de facto’ koalicioni me mbështetjen më të madhe në popull.

Duhet nënvizuar se që pas djegies së mandateve edhe Partia Demokratike ka një rritje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme edhe mes të pavendosurve.

PD me aleatët është shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Kështu që me firmosjen e marrëveshjes sot Basha u vu në krye të mazhorancës së ardhshme qeverisë në vend, menjëherë sapo të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të largohet përfundimisht Edi Rama dhe banda e tij qeverisëse.

Login to post comments