Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, në të cilën prezantoi raportin e BSH për 2018, guvernatori Gent Sejko iu përgjigj interesit të medias lidhur me grabitjen e 9 prillit në Rinas.
“Banka e Shqipërisë si institucion licensues është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre pra në objektet e tyre. Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre.” -u shpreh Sejko ndërsa shtoi se bankat janë të mirëkapitalizuara dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.
“Dua të theksoj meqë ju jeni këtu, që bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet natyrisht që janë shumë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje. Ajo që na shqetëson me shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankar por për të gjithë ekonominë shqiptare. Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar në duhet të jemi të korrdinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit.” -deklaroi Sjeko.