Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin opozitar, kreu i LZH-së Dashamir Sehi ka deklaruar se mosregjistrimi në zgjedhje është pjesë e betejës politike kundër qeverisë Rama.
“Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mosregjistrimi fillon beteja”.
Shehi ka analizuar edhe themelimin e forcës së re politike, “Bindja Demokratike”, e cila me shumë gjasë do të drejtohet nga nënkryetari i PD, Astrit Patozi.
“Uroj që çdo koleg i ri që futet në jetën politike të bëhet opozitar. Ditën që bën opozitarin i ka të moralshme të gjitha. Ne do të shikojmë rrugën tonë, e cila nuk filloi sot apo dje. Partitë po regjistrohen një ditë para se të mbyllen listat. Reforma që mendojmë ne është 360 gradë, përfshin sistemin zgjedhor, sepse politikat burojnë nga sistemi zgjedhor. Duam të balancojmë pushtetet. Këto janë këmbët që mbajnë këtë tryezë bashkëpunimi, sepse ndryshe do të rrëzohej”.