Shqiptarët paguan 13 miliardë lekë nga taksat e tyre në 2018 për dy koncesionet fantazmë me plehrat

Tuesday, 23 Prill 2019 22:16

Impiantet e menaxhimit të mbetjeve me koncesion në qytetet Elbasanit dhe atë të Fierit u financuan me rreth 11 milionë euro (1,35 miliardë lekë) sipas të dhënave zyrtare të thesarit nga Ministria e Financave.

Financimet më të mëdha u dhanë për impiantin e mbetjeve në Fier me mbi 752 milionë lekë ose 6 mln euro dhe për inceneratorin e Elbasanit u dhanë 4.8 milionë euro.

Për inceneratorin e Fierit është disbursuar gjysma e fondit të programuar, teksa punimet kanë nisur vitin e kaluar. Sipas të dhënave Integrated Technology Ëaste Treatment Fieri ka marrë mbi 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit deri në fund të vitit të kaluar, teksa i gjithë impianti kushton 3,6 miliardë lekë.

Për inceneratorin e Elbasanit janë disbursuar mbi 2 miliardë lekë nga 2.9 miliardë lekë që kushton gjithsej impianti.
Shqipëria gjeneroi 436 kg mbetje për frymë për vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke u renditur mes vendeve që kanë një nivel të ulët të mbetjeve për frymë (në vend të 24 nga 38 shtete të raportuara).

Në të kundërt, Eurostat e rendit Shqipërinë të tretën në listën e atyre pak vendeve europiane që përdorin metodën e incenerimit për përpunimin e plehrave. Në vend të parë është Gjermania, që ka përpunuara 27 kg/frymë, e ndjekur nga Sllovenia me 18 kg dhe e treta është Shqipëria me 7 kg për frymë.

Në total janë vetëm 9 shtete që e kanë përdorur metodën e incenerimit për përpunimin e plehrave në 2017-n, sipas raportimit të Eurostat. Ky proces mbulon djegien e mbeturinave ku qëllimi kryesor i djegies është trajtimi termik i mbeturinave në mënyrë që të zvogëlohet vëllimi dhe rrezikshmëria e mbeturinave dhe të merret një produkt inerte.

Përfitimi i energjisë përmes incenerimit apo landfillet janë opsionet më pak të preferueshme për mbetjet. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se gjatë djegies çlirohet dioksina që kanë një sërë efektesh toksikë në trupin e njeriut dhe klasifikohen si kancerogjene. Ato mund të japin efekt edhe tek pjesa hormonale dhe imune në trup.

Niveli i përpunimit të plehrave përmes metodës së incenerimit në Shqipëri pritet të rritet më tej, pasi aktualisht në funksion është vetëm inceneratori i Elbasanit dhe në projekt janë dhe dy të tjerë në Fier dhe Tiranë, të cilat pritet ta çojnë kapacitetin përpunues në 130 kg për frymë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...