Nishani paralajmëron akte masive të mosbindjes civile: Rama duhet të ikë!

Tuesday, 23 Prill 2019 21:35

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbylli sot regjistrimin e partive për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Jashtë mbetën shumë parti të opozitës me në krye PD, të cilat firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces .

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora tha se koalicioni opozitar dhe marrëveshja e nënshkruar sot nuk është kundër zgjedhjeve, por për garantimin e tyre.

Nishani: Gjithçka në funksion të kësaj marrëveshje është për zgjedhje, por zgjedhje të lira dhe të drejta për gjithëkënd. Qytetarët të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në mënyrë të drejtë në kutinë e votimit për alternativën që ata mendojnë.

E ndërsa mazhoranca vijon e palëkundur drejt 30 qershorit, Nishani paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar dhe mosbindje civile.

Nishani: Nuk bëhet fjalë për të bllokuar zgjedhjet por për të mos lejuar një farsë elektorale. Hapi i parë ishte pikërisht ky, moslejimi i regjistrimit formal të partive opozitare për tu bërë pjesë e farsës elektorale. Momenti i dytë vijon aksioni opozitar që ka nisur prej kohësh ku aktori kryesor është populli opozitar, revolta qytetare. Ne kemi armët politike në dorë dhe armët politike do ti shfrytëzojmë.Armët politike janë fokusuar kryesisht te protestat, do të vinë duke u përshkallëzuar në gjithë vendin. Do të ketë akte masive të mosbindjes civile të qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur që asnjë aventurier, kushdo që të jetë ai, nuk do të ketë kurajon e motivimin për të injoruar shumicën e dërmuese të qytetarëve sot.

Duke komentuar deklaratën e Ramës në facebook ku e cilësoi bojkotin e zgjedhjeve nga opozita një vetëvrasje politike, Nishani tha: "Është një Kryeministër që asnjëherë nuk ka qenë konseguent në qëndrimet e tij politike dhe jam i bindur që përballë presionit popullor, kjo është një betejë politike jo betejë në luftë, por nëse e shohim në retrospektivë asnjëherë drejtuesit dhe pushtetarët autoritarë nuk kanë triumfuar dot përballë masës së madhe".

Ndaj dhe për opozitën, Kushti i panegociueshëm mbetet largimi i Ramës si Kryeministër.

Nishani: Duhet ti hapë rrugë një procesi normal ligjor. Ky njeri i provuar si prishësi i gjithçkaje të normalitetit demokratik dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve duhet të largohet dhe më pas ulemi dhe garantojmë me mekanizmat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...