Ish deputeti i LSI Përparim Spahiu ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook në lidhje me makinat e vjetra dhe luksoze që kishin rrethuar kryeministrinë ditën e sotme. Më poshtë komenti i plotë i Spahiut në facebook.
“Kjo godinë quhet Kryeministri e është vend pune i krye administratës, zyra qëndrore ku duhet të punohet për zgjidhjen e halleve të minatorëve që protestuan dje por dhe të mijëra të tjerëve që protestojnë prej muajsh….
Se ç’emër mund ti vësh kësaj godine nën drejtimin tënd unë nuk e gjej dot….
Je vërtet unik në psikopatinë tënde..!!!”, shkruan Spahiu.