Partia Bashkimi Demokrat është tërhequr nga zgjedhjet lokale të planifikuara për t’u mbajtur me 30 qershor.
Kërkesa drejtuar KQZ-së është bërë nga kreu i kësaj partie Ylber Valteri.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet duhen mbajtur vetëm me opozitën dhe në rast të kundërt ato janë farsë.
Valteri i ka kërkuar KQZ që të përfshijë në rendin e ditës çrregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje.