Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me padinë që vajza e gruas të Kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka ngritur në gjykatë për portalet shqiptare. Në një postim në rrjetin social facebook Vasili shkruan:
“Ua ua po keta te KM ju eshte bere mania e padive si incontenca urinare,ngaqe nuk e ndjejne e bejne vend e vend me nje fjale. Lexojeni kete link dhe gajasuni. Kur ky shkollepakuci i ministrise se jashtme i prish imazhin familjes se KM i bie qe imazhin e Shqiperise e ben cope fare.” Shkruan Vasili.
Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës ka paditur në gjykatë gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera, raportuan këtë të mërkurë mediat pranë qeverisë.
Paditja është kryer pas artikujve të publikuar prej portalve, ku shkruhej se ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Lajmi për një kohë të gjatë nuk u përgënjeshtrua as nga Rea as nga ministri në detyrë. Ndërkohë mbrëmë, i ftuar në emisionin “Opinion”, Cakaj i mohoi zërat duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.