Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sjellë për ndjeksit e tij në facebok një koment në lidhje më atë se çfarë po ndodh tek kryeministria.
“Edi Rama e filloi qeverisjen e tij duke hequr kangjellat nga Kryeministria. Sot i ka rivendosur edhe në trotuar rreth e rrotull...”, shkruan Manjani.
Ja postimi i tij i plotë:
Dikush, një mendje kritike, më solli në vemendje sot një fakt:
Edi Rama e filloi qeverisjen e tij duke hequr kangjellat nga Kryeministria. Sot i ka rivendosur edhe në trotuar rreth e rrotull... Ka rrethuar madje edhe Piramidën dhe ish INIMËN.
E vërtetë vrastare.