Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama, se shitblerjen e votave e bën LSI.
Manjani në reagimin e tij i drejtohet me disa pyetje kryeministrit, njëra prej të cilave ka të bëjë me personazhet në dosjet 339 dhe 184. “Të kujt janë ata që u zunë në përgjime, të PS apo LSI”, shkruan Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Interesant!
Kryeministri ka thënë sot se: “shitblerjen e votave e bën LSI. Duhet larguar ajo parti që të ndalohet shit-blerja e votave…”
Një Kryeministër, pa dyshim di shumë gjera, ndaj po e marr të mirqenë për një moment atë që Ai thotë.
Por kjo nuk më ndihmon ti pergjigjem drejt këtyre pyetjeve:
Këto personazhet që u zunë në përgjime, (dosja 339 dhe 184) nuk janë të PS?! Janë të LSI?!
Po pse i lutej e i jargavitej LSI për të vazhduar koalicionin?! A ishte LSI “e keqja” e zgjedhjeve?
Mos ka patur gjë idenë se donte të bënte koalicion me “blerësit e votave”?!
Kush nga LSI bleu vota?! Pse qeveria që tashmë ka drejtësinë e Policinë që do, nuk e arreston dhe dënon blerësit e votave?
Këtë nxjerrjen nga loja të LSI e ka si vendim qeverie, apo pjesë të kulturës moniste që tashmë e karakterizon? Akoma nuk zuri mend nga gabimi me batutën “ndjesë pastë LSI”?!..
P.S. Nuk e di se çfarë mendon LSI për këtë deklarim te Kryeministrit, por desha thjesht të ndihmoj çuarjen deri në fund të llogjikës së “fajtorit që kërkon ta hedhë fajin e vet ku të mundet”.