Mosbindja civile nisi nga Fieri

E Enjte, 25 Prill 2019 17:41

Pas më shumë se dy muajsh protestë para kuvendit dhe kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin pothuajse në gjithë vendin. Sot pasdite, protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta.

Mosbindja civile e opozitës ka nisur me bllokimin e rreth-rrotullimit të Sheqit, në Fier.

Në rreth-rotullimin e Sheqit, në aksin kryesor Fier-Lushnje do të bashkohen dhe demokratët e Beratit.

Rreth orës 17:15 anëtarë, simpatizantë të PD-së Berat janë mbledhur përpara selisë së PD-së dhe ku më pas janë nisur drejt protestës. Burime për RTV Ora bëjnë me dije se ka qenë një organizim me mjete të vogla, i cili ka bashkuar dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore.

Në total kanë qenë rreth 30 mjete të vogla të cilat janë nisur nga Berati.

07:15 - Opozita bllokon sot 5 akse kombëtare

Opozita nuk do të jetë sot para kuvendit, por e shpërndarë në 5 akse rrugore kryesore për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta në shenje proteste.

Protesta e opozitës do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë.

Vëtë kryetari i PD Lulzim Basha, do të jetë në Milot.

Ky skenarë është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike, paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare. Për organizmin e protestës dhe monitorimin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave qendrore ka urdhëruar ish deputetët dhe kryetarët e degëve, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë.

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

Login to post comments