Partia Demokratike po proteston në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë, në nyjet kryesore rrugore duke kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.
Mësohet se janë nisur rreth 1 mijë simpatizantë drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut. Me ta është bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
"- Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet" shkruan Basha teksa shpërndan planet live të protestës.