Berisha e quan të jashtëzakonshme atë që bënë sot shqiptarët në rrugë

E Enjte, 25 Prill 2019 20:19

Protesta e opozitës në rrugët kryesore te vendit u mbyll paqësisht pas rreth 60 minutash.

5 akset të rëndësishme të vendit, në Elbasan, Milot, Fier, Durrës dhe Tiranë u bllokuan nga protestuesit e opozitës nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Lidhur me aksionin e sotëm të opozitës dhe qytetarëve ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e quan protestën e sotme një sukses të jashtëzakonshëm të qytetarëve të bashkuar.

“Sukses i jashtëzakonshëm i protestës së qytetarëve të bashkuar!

Qindra mijra protestues paralizojnë totalisht narkoshtetin e Edvin Kristaq Urrejtësit. Nderim qytetarëve të bashkuar! Fitore”, shkruan Berisha në Facebook, duke i shtuar edhe një video nga protesta e sotme.

Login to post comments