Mbledhja e KDK së LSI/ Kryemadhi: Marrëveshja e opozitës bën bashkë 60% të shqiptarëve

Premte, 26 Prill 2019 12:09

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur Komitetin Drejtues. Për të, duhet qeveri tranzitore jo për parti por për zgjedhje të lira. “Beteja nuk është më për liderin. Kemi nevojë për një sistem ku ccdo njëri ëstë i barabartë. Marrëveshja jonë me opozitën dhe partitë e tjera është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo parti politike, që garanton qytetarët që të zgjedhin atë politikan që duan. Kjo marrëveshje, ku bëhen bashkë mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëvë , pa llogaritur ata socialist të zhgënjyer. Sa i përket faktorit ndërkombëtare, ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi të palëkundur: Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështja e precedentit: jemi i vetmi vend në botë pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, ku pronar i shtetit është kryeministrit, rast i paprecedentë. Do jemi në kontakt të vazhdueshëm, do jetë e pandalshme, për t’u takuar me njerëzit dhe për t’u sqaruar. Njerëzit e LSI duhet të zgjohen dhe të takojnë njerëzit që kanë qenë viktima të propagandës së Ramës. Ne duhet t’iu bëjmë të qartë që roli i LSI me PS ka qenë domethënës që ShiShqipëriapqria të marrë statusin e vendit kandidat, ka qenë vendimtar për frenimin e korrupsionit, për gjobat dhe tmerret që ka bërë për gjobat e biznesit, për lirinë e mediave. LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që donte stabilitetin e vendit , që kishte hallin e qeverisë dhe qetësisë. Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka. Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s’do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s’ka për ta falur asnjëri kudo që është. I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla. Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që të marrë shenjë at ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar. Kandidatët do të dalin nga strukturat partiake, do të futen në një proces një anëtar një votë. Jo vetëm kandidatë për deputet, por edhe për kryetar bashkie dhe këshilltar bashkia”, tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...