Premtim i madh i Bashës: Ja paga e mjekëve dhe infermierëve pas ardhjes së PD në pushtet

Premte, 26 Prill 2019 12:25

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ekspertë të shendetësisë në Tiranë. Basha pohoi se ky sektor ndodhet në kolaps për shkak të keqmenaxhimit.

Gjatë fjalës së tij, Basha shtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet paga minimale e doktorëve do të jetë 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro.

'Nuk kalon javë pa pasur goditje, përplasje në spitalet e vendit. Rrogat më të ulëta në rajon.  Rrogat më të larta nuk kapin as gjysmat e rajonit. Rajoni i ka rritur, ndërsa ne nuk kemi indeksuar as për inflacionin. Ky është një nivel që nuk është parë as në vitet 70. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët, pagat katastrofë.  Të gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha. Mjekët dhe infermierët përpiqen t’u shërbejnë  qytetarëve, por po e bëjnë shërbimin  si në spitale lufte. Spitalet e rretheve kanë mbetur vetëm në godina. Shërbim shëndetësor  është i varfër, pak mjekë dhe pak ilaçe.  Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur  një diskutim me të gjitha grupet për të haertuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.  Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermerët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi  dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.  Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet', u shpreh Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...