Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj masakrimit të godinës së Teatrit Kombëtar, ku mbrëmjen e djeshme i janë hequr gërmat e emrit të godinës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili akuzon qeverinë për vjedhjen e germave të Teatrit. E në këtë kontekst, Vasili shprehet se
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit.
Batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, gërmat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
Kaq të pështire, kaq të vegjël, kaq meskinë dhe kaq hajdutë.
Liliputët e qeverisë janë kaq të vegjël përpara gërmave të historisë gigande të Teatrit Kombëtar.
Shiheni foton, mos e hiqni nga memorja dhe përbuzini hajnat e natës.