Nikolas Maduro , udhëheqësi autokrat socialist i Venezuelës vazhdon të jetë në pushtet pavarësisht popullit të tij që është ngritur kundër dhe përpjekjeve intensive të ndërkombëtarëve për ta larguar. Por si e mban ai pushtetin ndërkohë që popullin e ka kundër.
E vetmja mënyrë është me policinë dhe ushtrinë, ndërsa aktivitetet publike i bën i shoqëruar nga qindra ushtarakë dhe forca speciale. Në gushtin e 2018-ës ndaj Maduros u krye edhe një atentat, por badiguardët e tij menjëherë e rrethuan dhe ën duar mbanin disa çantë- antiplumbi për të ruajtur një ekzekutim të mundshëm të autokratit socialist Maduro.
Këto çantë-antiplumba po përdoren në masë si mburojë e Nikolas Maduros ndaj popullit të tij venezuelase.
Një vit më vonë nevojën për tu mbrojtur me këto çanta anti-plumb e ka kryeministri shqiptar Edi Rama. Për herë të parë publike kjo valixhe- çantë u bë gjatë vizitës që Rama po kryen në Shkodër. Një nga badiguardët i qëndron në pjesën përpara dhe është ën çdo moment i gatshëm të veprojë në çdo rast.
Këto foto po tregojnë qartë se Rama nuk është më një kryeministër I pëlqyer I shqiptarëve. Ai po ruhet çdo ditë nga populli i tij. Pak ditë më parë qarkulloi edhe një foto ku xhaketa e ngushtë i tregonte format e një jeleku anti-plumbi.