Kryeministri Edi Rama kërcënoi me burg të gjithë ata që do të synojnë të prishin ose moslejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të parashikuara për në 30 qershor.
Kërcënimi erdhi pas vendimit të kreut të opozitës Lulzim Basha dhe krerëve të tjerë të partive opozitare për moslejimin e zhvillimit normal të procesit zgjedhor.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri, i cili nuk kursen notat e ironisë.
Ja çfarë shkruan Ylli Dylgjeri:
Sondazhi i “Arbitromit” për burgimin
- 812 vetë i thonë Po burgimit
Pas kërcënimit me burg që zoti Rama u bëri dje qytetarëve që do të mbështesnin L.Bashën në aksionin opozitar të 30 qershorit, organizata e “Arbitrom” bëri këtë sondazh në disa qytete:
Pyetjes se, a janë qytetarët të gatshëm të bëjnë burg për L.Bashën
Nga 100 të pyetur, 812 vetë u përgjigjën:
- Jemi të gatshëm të bëjmë burg sepse sigurojmë ushqimin gratis, sa të ngopemi me pallavrat e Ramës në liri.
- 122 pranonin dënimin me punë edukuese në kullat e Veliajt në kryeqytet dhe,
- 64 vetë u shprehën se nuk e mbajnë dot burgun në kushtet e mbipopullimit.
Sondazhi do të transmetohet në Report Tv.