Populli burgos Ramën

Saturday, 27 Prill 2019 15:37

Nuk kanë kaluar as 30 vjet dalja nga një regjim monstruoz, diktatura më e egër në të gjithë Lindjen që për nga intensiteti i krimit komunist krahasuar me popullsinë dhe sipërfaqen për kilometër katrorë ia kemi kaluar edhe Bashkimit Sovjetik, stalinizmit vetë. Liria dhe përmasa e saj ishte koncepti i humbur në errësirën e diktaturës, ishte drita që mungonte ishte oksigjeni që nga mungesa e të cilit këtij populli po i merrej fryma.


Liria dhe përmasa e saj jo vetëm si nocion dhe koncept, por tashmë si një mungesë reale është shfaqur sërish nën një diktaturë që e ka kthyer nenin “55” në shumicën e rasteve, por që në kohërat moderne ku jetojmë është më e frikshme si mungesë. Diktatorucët e narko-shteteve ia marrin frymën kombeve të tyre.
1. Duke ua mbushur mushkëritë kombit, pjesës më vitale të tij me kokainë
2. Mungesa e madhe e mirëqenies e zvogëlon lirinë e shuan dritën e saj dhe zinxhirët e vargonj të varfërisë kanë një peshë të tmerrshme dhe ky komb ka 6 vjet që vuan nën këto vargonj.


Po të shikosh me vëmendje sot të gjitha mediat sociale që paraqesin aktivitetin e kryetarit të bandës së Rilindjes, shikon protestat, zemërimin e pafund të popullit ndaj një kryeministri jo vetëm të papërgjegjshëm por mbi të gjitha ndaj një kryeministri autor të të gjitha vjedhjeve dhe grabitjeve të trafikut të kokainës, autor të rrënimit ekonomik, pra autor të heqjes së lirisë tonë ditë pas dite.


Por diktatorët dhe diktatorucët e narko-shteteve, në e sheh historinë, burgosin kombet por edhe veten. Kronikat e Shkodrës dhe Elbasanit, revolta e popullit në to, bllokimet e rrugëve, fjalitë që dëgjon që të rinj të reja, biznese të vogla e të mesme që po mbyllen, të gjitha këto në fakt janë burgu real i Ramës.
Diktatorucët jo vetëm të narko-shteteve, por kudo që ato shfaqen, në radhë të parë burgosin veten dhe enturazhin e tyre me krimet , vjedhjet dhe shkëputjen që bëjnë në luksin e shfrenuar.


Këtë model kemi ne prej 6 vitesh. Mungesa e lirisë sonë ka hyrë në një darë të tmerrshme. Nga njëra anë dhuna policore nga ana tjetër varfëria ekstreme. A ju kujtohet djaloshi me 2 gishtat lart në hekurat e burgut pas arrestimit të tij për të mbrojtur shtëpinë te Unaza e re?

Screenshot_16.jpg

I kishit harruar këto pamje?

A ju kujtohet fotoja e invalidit Gjergj Çunit, të tërhequr zvarrë në Tiranë dhe në Shkodër? I kishim harruar këto ndjesi? Na i rifreskuan pinjollët pas 30 vitesh. Burgu i vërtetë i Ramës është hapësira e luksit të tij nga Surreli në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier rrethuar me forcat e Ndërhyrjes Shpejte, burgu i rrethuar me skafandra. 

auto_gjergj_cuni1556350473.jpeg

Edhe Gadafi kishte 30 vjet bënë pushtet, por populli pasi e futi në burgun e urrejtjes së tij i tregoi vendin. Edhe Noriega i bindur se narko-shtetin e kishte nën kontroll por përfundoi në hekura dhe nuk e shpëtoi dot, miliardat e trafikut të kokainës. Duna ndaj nesh është vetëm një gjë, ngushtimi jo vetëm i lirisë tonë, por edhe tëndes. /Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 16:21
Login to post comments