Qytetarët në Elbasan shpallën ”non grata” Kryeministrin Edi Rama. Pas përplasjes së qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së me policinë, në tentativë për të mos lejuar kryeministrin që të hynte në Elbasan, kanë reaguar edhe ish-deputetët që ndodhen aty.
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se Rama sot hyri në Elbasan me forca speciale. ”Qytetarët treguan edhe një herë se sa shumë e urrejnë Ramën. Rama do të qërohet nga ky vend, do t’u hapë rrugën me hir a me pahir zgjedhjeve të ndershme”.