Një informacion interesant i përcjellë dje nga portali 55news.al” ishte në të vërtetë thelbi real i sulmit mbi rektorin në Universitetin e Tiranës z. Mynyr Koni. Grabitja e tokës së kopshtit botanik nga kryetari i bandës së rilindjes me të gjithë shpurën e tij të drogës dhe të vjedhjeve ishte arsyeja kryesore e këtij sulmi që megjithëse e veshur me petkun e asaj pseudo reformës në arsim, në të vërtet në thelb ka vjedhjen dhe grabitjen.
Lajtmotivi i këtij njeriu në krye të punëve në Shqipëri dhe të mos harrojmë që ka 20 vjet në pushtet, është grabitja dhe vjedhja. Që kur ka qenë kryetar bashkie dhe deri tani kryeministër, Rama karrierën e tij dhe stilin e vjedhjes dhe grabitjes e ka patur të gërshetuar me kontakte të botës së krimit. Dhe kjo që në origjinë, kur ka qenë kryetar Bashkie, si kryeministër e intensifikoi bashkëpunimin dhe vetë rilindje është tejet e pluhurosur me pluhurin e kokainës.
Nuk ka patur politikan i cilido niveli që të mos ketë shënjuar suksese të tilla të vjedhjeve të aseteve publike të Shqipërisë si ky njeri. Çdo gjë në funksion të bashkëpunimit të mësipërm, çdo gjë në funksion të pasurimit të tij personal. Që nga Singapori e deri në disa vende që janë parajsa ofshore, shërbimet dhe njerëzit e këtyre çështjeve e njohin mirë pasurinë e tij dhe njerëzit, për shembull në Milano apo në SHBA që janë ngarkuar me administrimin e pasurive dhe investimeve të tij.
Dy gjëra i njihen kryetarit të bandës së Rilindjes, suksesi në vjedhje dhe fakti që ky njeri ku i ka fshehur asnjëherë defektet dhe veste, urrejtjen për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këtë të fundit duhet t’ia njohim dozën e sinqeritetit.
Sa për qeverisjen e tij është e pamundur dhe nuk di ku ta kapësh inflacionin e skandaleve. Nga ministrat e Brendshëm të drogës, Saimir Tahiri që i jep makinën e Ministrit të Brendshëm një grupi të strukturuar kriminal dhe ky e mbante në qeveri, dhe do të ishte akoma sot e kësaj ditë ministër nëse nuk do të kishin ndërhyrë qeveritë e vendeve partnere duke ia plasur në sy provat që ky nuk është se nuk i dinte. Ligji për Teatrin që është një bastisje në mes të ditës, nga ky dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt në Bashkinë e Tiranës dhe 80 njerëz si një masë amorfe pamend, personalitet, integritet votojnë si kope edhe kur Presidenti i Republikës e refuzon me 15 arsye të bazuara në ligj dhe Kushtetutë.
Vetëm kjo vjedhje, kjo bastisje e pronës publike flitet të jetë rreth 200 milionë euro. Skandali i unazës së re 42 milionë euro për 2 km rrugë, e gjithë kupola e policisë e përzierë në narko-trafik të larguar me miliona euro në drejtim të perëndimit vidhen në mes të ditës me një super aksion që zgjat 4 minuta të 10 milionë eurove edh pse duan ta çojnë 6.5, kapen nga shërbimet inteligjente banditët e rilindjes duke vjedhur vota me banditët e kokainës.
E gjithë bota dhe media ndërkombëtare në këmbë për kthimin e Shqipërisë në narko-shtet, Dhe socialistët rijnë e vështrojnë dhe “filozofët” e rilindjes vetëm vjedhin, Ky njeri është arkitekti i strategjisë të boshatisjes së Shqipërisë, të largimit të lëngut të jetës nga ky vend, rinisë, është arkitekti i futjes të 20 banditëve në Parlament, i ndërtimit të demokracisë hibride dhe i kthimit të Shqipërisë në një dele të zezë për investitorët e huaj.
Shëtitjet e Ramës nëpër Shqipëri janë kthyer në një estradë lëvizëse, por që klouni tashmë nuk të bën për të qeshur, por të kall datën./ Redaksionale