Rama futi partinë e Patozit me 4 votat socialiste në KQZ, juristi publikon faktet

Saturday, 27 Prill 2019 14:34

Ndërsa kryeministri Rama i mëshon idesë së tij se Astrit Patozin e ka shtyrë Sali Berisha të krijojë parti, një përgjigje vjen nga Ivi Kaso.

Demokrati thotë se vendimi i sotëm i KQZ-ë për ta regjistruar Bindjen Demokratike është i paligjshëm, por tregon se kjo forcë është paterica e Ramës, me qëllim që të zbehë mungesën e opozitëssë vërtetë në zgjedhje.

“Vendimi i paligjshëm dhe politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

STATUSI I PLOTE
Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.
Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.
Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

Login to post comments