Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për gazetën ‘Mapo’, ndër të tjera ka folur edhe qeverinë tranzitore dhe mundësinë që kjo qeveri të kontrollohet nga Rama
Nëse është menduar që qeveria tranzitore të jetë pa Edi Ramën por e PS a nuk është rreziku që kjo qeveri të kontrollohet po nga Edi Rama?
E kemi bërë të qartë se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë pavarësisht se sondazhet e të gjitha që bëjmë ne dhe institucione relevante, dhe PS vetë e nxjerr opozitën fituese, jo vetëm numerikisht, por opozita nuk kërkon zgjedhje në tavolinë. Kërkojmë të bëjmë votim dhe zgjedhje për shqiptarët dhe pastaj ta vendosin ata. Kjo është arsyeja pse kemi thënë që qeveria tranzitore të jetë e PS-së. Pra, ato janë përgjegjëse edhe për hapat për të shkuar në zgjedhje se është qeveria që merr hapat.
Në këtë platformë janë planifikuar shumë elemente që mundësojnë garancitë publike për zgjedhje, dhe nuk janë vetëm të Kodit Zgjedhor, por sigurisht që ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën. Është ai arkitekti i fenomeneve që kanë sjellë këtë gjendje dhe këtë derexhe. Jo vetëm zgjedhjet dhe ku shqiptarët nuk zgjedhin do kemi një qeverisje arrogante.
Është hera e parë që Shqipëria ka një mazhorancë totalisht të vetme, s’ka ndodhur më parë, që prapë deri dje e kishte fajin LSI-ja dhe PDIU-ja se ne 1 për qind kemi qenë. Por realisht një koalicion forca të tjera të mbajnë dhe të bëjnë balancën. Kjo është arsyeja pse e kemi kërkuar këtë gjë. Jo pushtet në tavolinë, PS-ja ta ketë qeverinë. Besoj se PS-ja nuk ka lindur dhe do vdesë me Edi Ramën, është një rrotacion normal. Madje Rama ka 21 vite në pushtet dhe sigurisht demokracia është rrotacion.
Ajo që dua të shtoj si deduksion personal, më vjen keq që shqiptarët për 90 vite të shkojnë drejt liderave të fortë, e perceptojnë jo shtetin, por pushtetin. I duam gjithmonë dy dinozaur që përplasen me njëri-tjetrin dhe neve herë pas here na duhet që këtyre liderave të fortë t’i vëmë kavot për t’i rrëzuar. Është koha që Shqipëria të ketë lidera dhe shërbëtorë normalë, që qeverisin normalisht dhe ikin normalisht.
Janë aty për të qenë shërbëtorë dhe jo pushtetarë. Ne kemi nevojë të gjithë bashkë të rishikojmë sistemin politik në Shqipëri ku unë kam parasysh një shtet të ndërtuar në Kushtetutë që ka ardhur koha për ta parë të tërën. Me këtë kam parasysh sistemin check and balance, por këtu te ne nuk funksionojnë. Kemi një shtet që themi se jemi Republikë Parlamentare, por kemi një kryeministër që kap të gjitha pushtetet, më i fortë se mbreti, madje bën ligje si ‘ligji Fusha’.
Dua të shtoj e kam bindje se ka ardhur koha të kemi president nga populli, apo të kemi për herë të parë Senat, nëse ne do shohim filozofinë e shtetit shqiptar. Edhe brenda institucioneve kemi ligje të marra nga të tjerë.