Sot nga Elbasani kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti prerë se do të futen në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën dhe se “do t’i marrim të gjitha bashkitë e vendit si PS”. Madje, ai u mundua të ironizonte liderët e opozitës me batuta dhe humor pa kripë. Por nga ajo që u pa sot në Elbasan tregon se përfundimisht kryeministri po shkon drejt vendimit final të mosdëgjimit te zërit të logjikës për të patur prioritet shtetin e jo pushtetin.
Edi Rama nuk tërhiqet nga përplasja me popullin opozitar, siç edhe opozita nuk pranon të shkojë në zgjedhje me kryeministër Ramën, pasi vjedh dhe blen zgjedhjet me bandat e krimit. Dosjet nr. 339 dhe nr. 184 flasin në prokurori. Sapo “Zëri Amerikës” filloi të hapë dosjet e blerjes së votave nga bandat e drogës në Durrës dhe kur Fatmir Xhafaj u bë gati për arrestime “VIP”, e larguan nga qeveria. Sapo Ditmir Bushati kritikoi qëndrimin antikombëtar të Presidentit Thaçi dhe vendimin armiqsor të Presidentit serb Vuçiç për copëtimin e Kosovës e shkarkuan.
Tani brenda PS-së Edi Rama po bën masakër më zërat oponentë. Dhe si për ti sfiduar nga ndonjë “kryengritje në pallat” mori dhe e mbushi parlamentin me deputetët e “pilafit” të opozitës, të cilët janë thjesht numra.
Sot nga Elbasani kryeministri vulosi fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat opozita nuk do t’i lejojë të zhvillohen dhe ka nxitur në vendimin e 11 majit, të cilin liderët e opozitës nuk e kishin vendosur, pasi prisnin një reagim me arsye të kryeministrit.
Tani që kryeministri e tha vendimin final nga Elbasani, pritet që data 11 maj të ketë një kundërveprim të paparë të opozitës.
Data 11 maj po vjen shpejt, ndaj që sot liderët e opozitës e ndryshuan skenarin paqësor të kësaj proteste.
Do t’i përgjigjen kryeministrit me gjuhën që ai do!