Rama, terror në Elbasan. 18 të arrestuar, mes tyre edhe ish-deputeti dhe kreu i degës së PD

Saturday, 27 Prill 2019 19:46

Shkon në 18 numri i të shoqëruarve nga policia pas tentativave për të bllokuar  ekskortën e kryeministrit Edi Rama, një tentative e shoqëruar edhe me hedhje gurësh. Burime nga policia bëjnë me dije se 18 personat janë shoqëruar për prishje të rendit publik, mes të cilëve  rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi,  kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj dhe ish-kryetari i qarkut Elbasan, Blendi Himçi.

Të shoqëruarit gjithashtu sot tentuan të bllokonin  aksin Elbasan-Tiranë. Kujtojmë që dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.

Login to post comments