Kriza politike nxit parti të djathta të takohen nesër me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Por, a do të sjellë takimi i të martës në Presidencë, një zhvillm të ri per zgjidhjen e krizës? I ftuar ne studio i Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka.
Nard Ndoka: Zoti Edi Rama për fatin e keq nuk përfill as veten e tij, por ne po i bëjmë thirrje t’i thërrasë logjikës, përgjegjësisë që ai ka. Ai e ka tentuar edhe njëherë aventurën si në zgjedhjet lokale të Kavajës. Por kjo do të ishte një vetëvrasje e tij politike.
Jo vetëm që nuk e ka fare seriozisht (hyrjen në zgjedhje pa opozitë), por është një kryeministër që takon popullin me polici dhe forca speciale, më shumë e pengojnë sesa dalin ta presin....pra, ai po teston edhe veten, sepse e kupton.
Për ne është e rëndësishme. Ne nuk kërkojmë ta dhunojmë as mazhorancën, as kryeministrin, kjo është pjesë e një përgjegjësie. Ne nuk duam të shpallim kapitullimin e Ramës. Ne kërkojmë të zbatohen disa rregulla. Zotin Rama mund ta besojnë sërish, ne nuk kërkojmë largimin e tij nga Shqipëria apo PS. Por ne i kërkojmë sovranit, që të shohë me të vërtetë ku janë balancat politike.
Pyetje; Zoti Rama ndodhet në Gjermani, ndërsa ju me Metën. Ku e shikoni zgjidhjen e ngërçit politik, në politikën ndërkombëtare apo të vendase?
Ndoka: Unë kam lidhje të ngushtë me partitë simotra. Kam një informacion konfidencial që besoj se do të bëhet publik që Merkel do t’i kërkojë z. Rama të dialogojë me opozitën, kjo do të jetë kryefjala e takimit. Mund të ketë dhe një goditje jopublike për pjesën e hapjes së negociatave. Ka një tendencë për ta përjashtuar edhe Maqedoninë e veriut dhe kjo do të ishte e rëndë.
Shpresoj që zoti Rama të mos jetë pengesa për integrimin e vendit tonë. Kuptohet që Gjermania sot ka një autoritet të padiskutueshëm.
Për fatin e keq, si Thaçi për Kosovën dhe Rama për Shqipërinë përpiqen të luajnë me 2-3 porta duke e dëmtuar shumë axhendën tonë europiane, duke marrë rol përtej fuqive të tyre. Thaçi në Kosovë dhe Rama në Shqipëri po bëhen problem shqetësues për të ardhmen tonë europiane.