Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit të Kosovës bëhet disa orë para se të fillojë Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në një prononcim për mediat krah kryeministrit Ramush Haradinaj, presidenti Thaçi tha se “Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”.
Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit. “Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona. Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordësuar as nuk kemi folur, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona.” tha Haradinaj.