Deklarata e Haradinajt për Thaçin dhe Ramën/ Berisha poston videon: Argatët janë më të egër sesa padroni i tyre!

E mërkurë, 01 May 2019 13:16

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një reagim në lidhje me deklaratën që Kryeministri i Kosovës Haradinaj bëri për Thaçin dhe Ramën, se si ata i kishin ushtruar presion më shumë se Vuçiç në favor të heqjes së taksës.

Postimi i plotë

Miladini shqipfoles dhe Zografi Bis, pasi deshtuan me projektin e serbomadhise sillen ne Samit si zagare te Vuçiç!

Ata i versulen gjate darkes zyrtare Kryeministrit te Kosoves per heqjen e takses antiargat edhe me shume se padroni i tyre Vuçiç.

Zografi Bis e ben kete edhe pse ai muaj me pare kishte mbeshtetur si vendim te drejte vendosjen e kesaj takses, shfrytezoi rastin per te bere presion per heqjen e saj per ti deshmuar besnikerine e tij padronit te vet Vuçiç.

Kuse Miladini shqipfoles, qe ka kerkuar publikisht dhjetra here heqjen e takses antiargat dhe te njejten gje beri edhe ne darken e samitit, me me zell se sa padroni i tyre.

Por kur erdhi ne Kosove, duke u tallur me qytetaret e vendit te tij, i vetedijshem se ishte goditur dhe damkosur rende me deshtimin e projektit serbomadh qe shpalli dhe me agresivitet mbrojti ate ne Kosove dhe mbare boten, nderroi fytyre dhe mbrojti publikisht taksen kunder tij si te drejte.

Miq, Miladini shqipfoles dhe Zografi bis, te dy jane armiq te eger te rrezikshem te kombit shqiptar. Ata, pasi moren ne Berlin nje goditje te rende dhe u poshteruan ne syte e botes per projektin e serbomadhise, do perpiqen serish te kafshojne qenien kombetare, te afte per te bere gjthçka per lekuren dhe karrigen e tyre. Turpi i mbulofte!

Miq, ne rast se jeni te interesuar ju ftoj te lexoni te zbardhur dhe te shikoni intervisten ekskluzive te kryeministrit Ramush Haradinaj dhene T7 nga Berlini! sb

“Haradinaj flet hapur: Thaçi dhe Rama më bënin më shumë presion në Berlin se Vuçiçi për ta hequr taksën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zori, pasi që Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim heket në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.

Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.

Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën.

“Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veq ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull.Ne skem ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësu pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Edi Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit ku është diskutuar për taksën.

“ Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtjesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale të heqjes taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. Në vend se me i pas naj njo që tmron, po i ki krejt që të meshojnë, para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë” ka thënë Haradianj.

LAPSI. AL

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...