Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shfrytëzuar sot një takim me maturantët e Kuksit për të justifikuar paaftësinë e policisë dhe ministrisë që ai drejton, pasi ka dështuar me krimin dhe rendin në vend. Ky njeri, “këshilltar” i kryemininistrit në kohën e kanabizmit të vendit, njeriu i gazit dhe gaztori i qeverisë, po përgatit skemën sesi të justuifikojë vjedhjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në takimin me maturantët e shkollës së mesme “Havzi Nela”, në Kukës, Lleshaj u dërëzua përfundimisht dhe tregoi hapur pafuqinë dhe paaftësinënë e tij dhe të strukturave që ai drejton, pasi nuk e bën dot zap krimin, madje krimi e ka vënë para, ndaj tash e tutje kërkoi ndihmën e qytetarëve, duke mbetur besnik i skemës së vjetër, të dikturshme në komunizmën kur spiunimi ishte pjesë e qeverisjes: “Lleshaj përmendi mundësinë që të rinjtë e gjithë qytetarët, të denoncojnë në Polici edhe nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”. Madje edhe për dhunën në familje e në shkolla përsëri fajin e ka komuniteti, jo strukturat që nuk bëjnë punën e tyre.
Lleshaj kërkon besimin e qytetarëve tek policia, po tek cila polici? Tek ajo që i godet pa mëshirë gjatë protestave paqësore, si ajo e traut në Rrugën e Kombit, vitin e kaluar? Si ajo policia që bashkëpunon me krimin dhe është pjesë e tij, tek policia e rryshfetit, korrupsionit, tek polici rrugor që në vend të drejtojë qytatarin, ta këshillojë e ta mbrojë, bën të kundërtën duke qëndruar fshehur dhe mezi pret që ai të gabojë apo t’i vendosë gjobë?
Cilës polici t’i besojë qyetari?! Lleshaj do të dalë i larë nga gjithë kjo dhe në vend që të merret me strukturat dhe njerëzit që i drejtojnë ato, u kërkon llogari qytetarëve, të cilët e kanë bërë punën e tyre, por më pas kanë rënë pre e vetë policisë dhe denoncimeve të saj.
Lleshaj bie vetë brenda, kur thotë se “Që të ndërtosh besimin, duhet të punosh fort, ta meritosh”. E pra, kjo polici e ky ministër nuk meritojnë besimin e qytetarëve, të cilin e kanë pasur por e kanë shpërdoruar tej mase. Dili për zot vendit e rendit, zoti minister, ndryshe largohu edhe ti, si paraardhësi yt! Nuk është turp të dorëhiqesh, turp është të zvarritesh dhe bën sikur punon! /55news.al