Edi Rama bëhet me Vuçiçin, sulmon Haradinajn

E mërkurë, 01 May 2019 21:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të këtij të fundit se udhëheqësi shqiptar i kishte bërë presion në Berlin, gjatë Samitit për Ballkanin, që të hiqte taksën ndaj Serbisë.

Gjatë një interviste dhënë dje për mediat në Kosovë, Haradinaj tha se më shumë kishte presion nga Edi Rama për heqjen e taksës sesa nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama, nëpërmjet një shkrimi në adresën e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, e ka ofenduar Haradinajn, duke thënë se kryeministri i Kosovës po gënjen publikisht.

Dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Haradinaj: Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron e kanë marrë seriozisht dialogun Kosovë-Serbi. E kanë ndalë devijimin e metejshëm të konfliktit, shkuarjen në drejtim të gabuar. Dialogu i udhëhequr nga Mogherini nuk ekziston më. Nuk ka më biseda për territore, por bëhet fjalë për njohje Kosovë-Serbi, por procesi se si do të ndodhë ka ende dilema…

A është përmendur çështja e kufijve nga Merkel dhe Macron?

Haradinaj: Merkel po në vazhdimësi ka folur kundër pazareve për territore e kufi.

Çfarë u diskutua konrektisht në Samit?

Haradinaj: Pjesa e parë ishte diskutim i përgjithshëm. Ç’ka mendojnë vendet e rajonit mbi bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërsa takimi i radhës më 1 korrik në Paris do jetë bilateral, vetem Kosovë-Serbi.

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.

Login to post comments