Gafat e njëpasnjëshme të ministrave dhe zv/ministrave të kabinetit Rama, përveçse janë bërë hit në internet, sjellin edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një video ironizuese, Berisha rikujton edhe një herë për publikun “perlat” e qeveritarëve, ku më i fundit dhe më epiki ishte ai i ministrit të bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili do të shprehej se, “Vaji i palmës nuk është i dëmshëm për shëndetin”.
“Thagma të ofiqarëve të narkoshtetit”, shkruan Berisha mbi video.