Edi Rama mbrëmë një reagim kur ka fyer kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur gënjeshtar.
Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë, ka edhe dëshmitarë. “Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e akuzoi Ramën se i bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100%, ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehat e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik
Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i Jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës, Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar i ka bërë presion homologut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe.
Tani raportet mes dy kryeministrave, kosovar dhe shqiptar, janë në nivelet më kritike.