Kanali televiziv grek News24/7 raporton se: “Siç u bë e qartë nga diskutimet të hënën në Konferencën e Berlinit, janë të pakta shanset e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë datën për pranimin në BE, në samitin e BE-së në qershor. Çështja në fakt nuk është e pamundur që të shtyhet për në samitin e ardhshëm në vjeshtë, në mënyrë që të mos përballet me probleme të tjera deri atëherë, Zoran Zaev. Forcat dominuese në Bruksel përjashtojnë të paktën për momentin, mundësinë për t’i dhënë Tiranës datën e pranimit, por njëkohësisht nuk duan ta japin vetëm Maqedonisë së Veriut, pasi një zhvillim i tillë do të nënkuptonte izolimin e plotë të qeverisë Rama dhe destabilizimin e mëtejshëm politik në Shqipëri. Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, megjithatë, në takimin që zhvilluan në Konferencën e Berlinit me liderë të Ballkanit, e bënë të qartë se ka pak perspektiva për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke theksuar se duhet që së pari të zgjidhin situatën në vendet e tyre. Athina, megjithatë, do të shterojë të gjitha mundësitë për të dhënë datën e pranimit Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, nëse qeveria Rama ndryshon plotësisht dhe në praktikë qëndrimin e saj ndaj minoritetit grek”.