Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur marshimin e tij me protestuesit në Bradashesh.
Me thirrjet “Rama ik”, Basha së bashku me ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së Edmond Spaho, Endri Hasa dhe Luciano Boci ndodhet në mbikalimin e Bradasheshit, në Elbasan.
”Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa”,-shkruan Basha në facebook.