Ka agravuar situata në protestën e opozitës së bashkuar.
Opozita ka nisur bllokimin e rrugëve për dy orë në akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.
Protesta e opozitës po zhvillohet në këto mnomete edhe në qarkun e Didrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.
Në Fier janë shënuar incidentet e parë, pasi situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur me policinë në rrugën nacionale te Ura e Mbrostarit.
Militantët e PD tek Shqiponja ndezin flakadanë dhe tymuese.