Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momente edhe në qarkun e Didrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.
Ata bëjnë thirrje “Rama Ik”. Bllokimi i rrugëve kryesore nga opozita e bashkuar po ndodh aktualisht në të gjithë Shqipërinë.
Përfaqësuesit e opozitës janë shpërndarë nga veriu në jug dhe po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama.