Ish-deputeti i PD, Falmur Noka i është përgjigjur nga Shkodra, kryeministrit Rama, i cili e quajti disa ditë më parë hu gardhi.
Sipas Nokës, Rama tashmë është një klloun dhe karagjoz, i cili nuk merret me problematikat e qytetarëve.
Noka: Edi Rama mendon se mund të rrijë i kapur në karrigen e pushtetit duke kërcënuar popullin. Nuk ka kryeministër që mund ta çojë ndërmend të kërcënojë shqiptarët. Shqiptarët kanë treguar se nuk e njohin frikën nga pushteti. Në rast se ai mendon se hap burg për shqiptarët, nëse guxon le ta bëjë. Nuk trembet populli me kërcënimet e një dordoleci. Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë pasi të largohet Edi Rama.
Ky zotëria që sot për fat të keq është në karrigen e kryeministrit në çdo takim nuk ka folur për asnjë problematike të qytetarëve. Nuk jep llogari për qeverisjen e tij 6 vjeçare. Ai bën kllounin duke marrë nëpër gojë kundërshtarët dhe opozitën. Nuk mund të jetë një kryeministër në një nivel të tillë.