Nga Ylli Manjani
Fitimtarët dhe humbësit e Berlinit
————-
Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët.
Politikanët fituan, pa dyshim:
- Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.
- Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.
- Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.
- Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.
Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë.
Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?
- Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE.
- Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.
Samiti i ofrori shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të “perspektivës europiane”, me të cilën duhet të ngopen..☹️☹️☹️
Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karierat e tyre politike.
P.S. Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca “pleshta” si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader…